5.3 C
Pristina
Monday, April 22, 2024

“Nëse mendoni se Albini do t’ju bëjë të pasur pa punuar fare, gaboheni rëndë”

Rekomandime

Profesori dhe analisti politik, Sulejman Mehazi, përmes një postimi në Facebook, thotë se Albin Kurti nuk do ta bëjë askënd të pasur, ndërsa ata që e mendojnë këtë gabohen rëndë.

- Advertisement -

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, nuk e bënë parajsë Kosovën, e as nuk u jep para atyre që rrinë në ‘kokër të shpinës’.

Mehazi shkruan se, për katër vjet qeverisjë nuk mundet Kurti që t’i bëjë të pasur askëndë, por nga ai kërkohet që të jetë i sinqertë, i drejtë dhe i mençur.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Nëse mendoni se, Albini, do ua bëjë parajsë Kosovën, gaboheni rëndë

Nëse mendoni se pa punuar fare e duke ndejtur në kokër të shpinës, Albini, do ju jep para, gaboheni rëndë.

- Advertisement -

Nëse mendoni se për katër vjet qeverisje, Albini, do ju bëjë të pasur, gaboheni rëndë.

Nëse mendoni se, Albini, është zot e jo njeri i pafuqishëm, gaboheni rëndë.

Nëse mendoni se, Albini, do ua bëjë parajsë Kosovën, gaboheni rëndë.

Mos kërkoni asgjë më shumë prej Albinit përveç që të jetë i sinqertë, i drejtë e i mençur për t’ua bërë juve kushtet jetësore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit