Policia e Kosovës, ka arrestuar kameramanin e Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, i cili ishte duke mbuluar Live ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërmarrjes AgroKosova Holding kanë kundërshtuar lirimin e objektit.
Sipas gazetares e cila e poashtu është në vendin e ngjarjes, arrestimi ka ardhur pasi Selitaj ka kërkuar nga Policia që mos ta shtyjnë sepse rrezikohen edhe pajisjet e punës.
“Tash po dalë vetë jashtë”, ka thënë Selitaj por që pjesëtarët e Policisë e kanë arrestuar atë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur deri sa Policia e Kosovës ka tentuar të marrë nën administrim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjes AgroKosova Holding, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.