8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

A do të ndërhyjë Amerika nëse Rusia pushton Ukrainën

Rekomandime

Situata kohët e fundit, sugjeron se Presidenti rus Vladimir Putin po shqyrton në të vërtetë pushtimin e Ukrainës. Por që kjo mos ndodhë, Shtetet e Bashkuara kanë dy opsione: opsionin e lehtë dhe të vështirë.

- Advertisement -

Opsioni i lehtë përfshin masa diplomatike si rritja e sanksioneve dhe ndëshkimet tregtare si ndërprerja e tregjeve financiare. Në përgjithësi, vendet preferojnë të përdorin këtë opsion për të nxitur de-përshkallëzimin për arsyen e thjeshtë se minimizon numrin e viktimave dhe vuajtjet e civilëve, shkruan The Hill.

Por këtu ka një komponent kronologjik: Duhet të ketë mjaftueshëm kohë që masat të funksionojnë dhe nëse nuk ka, vendet mund të detyrohen të zbatojnë opsionin e vështirë. Opsioni i vështirë zakonisht përfshin një lloj veprimi ushtarak. Në kontekstin e Ukrainës, opsioni i vështirë deri më tani ka marrë formën e premtimit për të furnizuar forcat e armatosura të Ukrainës dhe, më konkretisht, forcat speciale.

Por çfarë nëse këto aftësi nuk janë të mjaftueshme? A duhet të ndërhyjë SHBA-ja?

- Advertisement -

Përgjigja është “po”. Sipas nenit 2(4) Organizatës së Kombeve të Bashkuara kjo ndalon luftën agresive. Kjo e bën të paligjshme çdo luftë nga ana e Rusisë. Për më tepër, neni 51 u jep të gjitha shteteve të drejtën e vetëmbrojtjes në emër të njërit. Kjo e drejtë autorizon ” vetëmbrojtjen kolektive ” nga komuniteti ndërkombëtar i shteteve kundër luftës agresive, duke vënë Shtetet e Bashkuara përballë agresionit rus. Në të vërtetë, këto parime i paraprijnë Kartës së OKB-së.

Një nga krimet kryesore në Kartën e Londrës për të cilin nazistët u ndoqën penalisht në Nuremberg ishte pikërisht agresioni. Një ndërhyrje e SHBA-së mund të jetë spektakolare në aspektin e zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare, raporton abcnews.al

- Advertisement -

Kjo do t’i jepte Shteteve të Bashkuara një rol të madh në vetëmbrojtje. Nëse Shtetet e Bashkuara ndërhyjnë, do të ishte detyrë e administratës që të sqarojë qartë arsyet e ndërhyrjes dhe të vazhdojë në përputhje të plotë me ligjin e luftës, ose ligjin humanitar, në përmbushjen e fushatës së saj. E drejta ndërkombëtare funksionon përmes veprimit shtetëror dhe diçkaje të quajtur opinio juris , qëllimit ose besimit se veprimi lind nga një detyrim ose e drejtë ligjore.

Por, çfarë ndodh nëse këto shtete e injorojnë këtë precedentë?

Nuremberg thekson gjithashtu se shkeljet e së drejtës ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar të luftës në veçanti ekspozojnë aktorët ushtarakë deri te kreu i shtetit ndaj përgjegjësisë penale për aktet e tyre të paligjshme. Dhe historia që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore na tregon se kjo përgjegjësi nuk është thjesht një iluzion.

Ka shumë kriminelë të luftës që janë ndjekur penalisht në gjykatat ndërkombëtare dhe gjykatat kombëtare për shkelje të ligjit të luftës. Një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë do të ishte një zhvillim i tmerrshëm, duke çuar rritje në rritje të numrit të viktimave dhe vuajtje në shkallë të gjerë.

Por nëse Shtetet e Bashkuara detyrohen të ndjekin atë rrugë, na takon ne të artikulojmë justifikimin tonë dhe të ekzekutojmë fushatën tonë në përputhje me ligjet e luftës, jo për shkak të njëfarë besnikërie abstrakte ndaj ligjit humanitar por sepse ndihmon në vazhdimësinë dhe zhvillimin e atij ligji.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit