1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Covid 19: Sërish rritje e madhe e rasteve

Rekomandime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 5 viktima nga COVID-19.

- Advertisement -

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 140 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kjo paraqet një rritje prej gati 400 raste apo mbi 50 për qind më tepër se dje.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 3 mijë e 624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198 mijë e 645.

- Advertisement -

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

09 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

- Advertisement -

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.312 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.796.305 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 90.619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 6.767 testime, 1.140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 5 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 3.624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198.645.

Në total numri i rasteve aktive është 18.506.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit