11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Amir Hoxha fajëson policinë kroate: Më detyruan të nënshkruaj një deklaratë të sajuar nga ta

Rekomandime

Polici Amir Hoxha në nëntor të vitit të kaluar është ndaluar në afërsi të pikës kufitare të Bajakovo të Kroacisë, me dyshime e bazuar se ai është përfshirë në një rast të ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në kufirin kroat. Hoxha për këtë ngjarje është suspenduar nga Policia e Kosovës me datë 09.11.2021, sapo është kthyer në Kosovë.

Por janë gjetur edhe detaje të tjera lidhur me rastin.

- Advertisement -

Amir Hoxha, zyrtar policor i Policisë së Kosovës, përfundoi në prangat e policisë kroate më 6 nëntor të 2021-ës, nën dyshimin se ka ndihmuar dhe ka qenë pjesëmarrës i kalimit ilegal të kufirit shtetëror kroat.

Policia korate në një përgjigje të siguruar nga Gazeta Sinjali kishte njoftuar Policinë e Kosovës se në veturën e pjesëtarit të kësaj të fundit, Amir Hoxhës, ishte kapur një emigrant ilegal, Liridon Abdullahu, i cili nuk posedonte lejeqëndrimi për në Kroaci.

Për këtë vepër Hoxha pagoi mbi 2 mijë euro dhe qëndroi rreth 10 orë në stacion policor.

- Advertisement -

Ai u lirua nga stacioni policor pasi që pagoi gjobën dhe u detyrua që bashkë me Liridonin të ktheheshin mbrapsht për në Kosovë.

“Duke iu referuar mesazhit tuaj, numri si më sipër, ju njoftojmë se kemi bërë kontrolle në Sistemin Informativ të Ministrisë së Brendshme të Kroacisë dhe kemi konstatuar se shtetasi i Kosovës Amir Hoxha, bartës i pasaportës së Kosovës është kontrolluar dhe më pas është arrestuar më 6.11.2021, ora 10:45 në Lipovac, komuna Nijemci, Kroaci afër pikës kufitare Bajakovac.”

- Advertisement -

“Gjatë hetimeve policore, Amir Hoxha u arrestua për ndihmë dhe pjesëmarrje në kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror kroat. Pas procedurës policore dhe pagesës së gjobës, ai do të lirohet”, thuhet në përgjigjen që policia kroate ia kishte kthyer Policisë së Kosovës.

Për këtë vepër, Amir Hoxha u suspendua nga puna më 9 nëntor 2021. Ndaj tij, Policia po ashtu inicioi procedurë të brendshme hetimore.

Ditën kur u suspendua, Amir Hoxha dërgoi një deklaratë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, ku shërben si zyrtar policor.

Në deklaratën e siguruar nga Gazeta Sinjali, Hoxha arsyetohet se nuk ka qenë në dijeni se miku i tij, Liridon Abdullahu, nuk posedon lejeqëndrimi në Kroaci.

Ai pretendon se ishte duke shkuar te vëllai i tij në Gjermani, mirëpo me të kuptuar që ndodhej në Kroaci, miku i tij Liridoni e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar ta shoqëronte me veturë deri në Zagreb.

Siç ishin dakorduar në telefon, ata u takuan në vendin e quajtur Lipovac, në afërsi të kufirit në Bajakovac, për të vazhduar bashkë në Gjermani, mirëpo, rruga e tyre u ndërpre vetëm pak minuta më vonë nga një patrullë policore.

Polici Hoxha u prangos dhe u dërgua në stacion policor, ku pretendon se nuk i është siguruar as përkthyes e as avokat.

Madje, ai arsyetohet se deklaratën të cilën e ka nënshkruar në stacion policor nuk e ka dhënë ai dhe për më tepër, pretendon se nuk e ka kuptuar asnjë fjalë, por është detyruar që ta firmosë “me forcë”.

Dhjetë orë pasi që vuri firmën në deklaratë, ai pagoi një kundërvajtje në vlerë të 22 mijë e 700 kunash kroate të barazvlefshme me 2 mijë e 90 euro për ndihmë dhe pjesëmarrje në kalimin ilegal të kufirit dhe u detyrua që bashkë me Liridonin të ktheheshin mbrapsht për në Kosovë.

Në deklaratën që ia ka dërguar Policisë së Kosovës, zyrtari policor Amir Hoxha e ka mohuar se ka qenë i detyruar që të kthehet në vendlindje.

Sipas tij, ai nuk shkoi te vëllai në Gjermani pasi që nuk i mbetën më para dhe pastaj thotë se njëri nga policët kroatë i ka thënë që ta marrë edhe Liridonin me vete për në Kosovë.

Amir Hoxha edhe momentalisht është i suspenduar nga puna. Kësaj radhe për shkak të një statusi të tij në Facebook, përmes të cilit kritikonte deputetët që përfituan kompensim për shpenzimet e udhëtimit, postim i cili u vlerësua si shkelje e Rregullores së Policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit