Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu ka përfituar financiarisht edhe nga Qeveria “Thaçi I”. Ministria e Punëve të Jashtme, në kohën e Hashim Thaçit, në vitin 2010 kishin financuar shkollimin e Sadriut në shumën rreth 9 mijë euro.
Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit i njohur në publik për skandale në ministri dhe sulme ndaj mediave, para disa vitesh kishte përfituar financiarisht nga Qeveria “Thaçi I”, e cila nga ai tash pas 12 vitesh po vlerësohet si kriminale e korruptuar.
Gazeta Insajderi, ka siguruar dokumentet se si shtetit ia ka paguar shkollimin Sadriut.
Në korrik të vitit 2010 Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka lidhur kontratë me Prindon Sadriun, që në atë kohë e mbante pozitën e Drejtorit për Marrëdhënie dy Palëshe dhe Organizata Ndërkombëtare, për financimin e shkollimit të tij në shumën afër 9 mijë euro.
“Punëdhënësi i financon shpenzimet post-diplomike në vlerë prej 8910 në Europian Center for International me kërkesën e punëmarrësit për studime/specializime afatshkurtër, të cilat ndërlidhen me pozitën dhe funksionin e zyrtarit”, thuhet në dokument.
Bazuar në këtë dokument të financimit të shkollimit të Sadriut, ai detyrohej që pas përfundimit të studimeve post-diplomike për dy vjet të ushtronte pozitën e tij në MPJ.
“Punëmarrësi, pas miratimit të kërkesës nga Punëdhënësi, obligohet që të ushtrojë pozitën e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme në periudhën prej 2 vite pas përfundimit të studimeve post-diplomatike”, thuhet në kontratë.
Pavarësisht se përfitoi vet nga Qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi, Prindon Sadriu e vlerëson si kriminale e të korruptuar atë.
Ky nuk është rasti i vetëm që Prindon Sadriu, që tash mbanë detyrën si Shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Shkup, përfitoi nga shteti.
Më 2 mars të viti 2020, Sadriu që atë kohë mbante pozitën e zëvendësshefit të misionit në Shkup kishe kërkuar nga Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedajt, që t’ia ofronte mundësinë e shfrytëzimit të karburantit përmes procedurave të ambasadës, deri në gjetjen e banesës për akomodim.
Sipas Prindon Sadriut kjo kërkesë, po bëhej deri në përmbylljen e procedurave të akomodimit, sipas specifikave familjare, por edhe të sigurisë.
Disa muaj pas kësaj Sadriu, kërkoi kompensim edhe për terapinë për shërim nga Covid -19.
Kërkesën për rimburësim të shpenzimeve në vlerë prej 396 euro e 80 cent, Sadriu e kishte bërë më 22 dhjetor 2020. Zotëriu i Parë në këtë kërkesë e kishte njoftuar asokohe Sekretarin e Përgjithshëm edhe për mungesën e një fature në vlerë prej 40 eurosh, të cilën i thoshte se nuk po mund ta gjente, porse ia kishte bashkuar kuponin fiskal.
Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, dyshohet se u avancua kundërligjshëm në pozitë nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Atij i ishte dhënë grada diplomatike Ministër si dhe i është dhënë mandati 4-vjeçar në Shkup. Por drejtori i përgjithshëm nuk kishte rekomanduar asnjëherë gradimin e tij.
Ka dërguar letër që rasti i Sadriut të rishqyrtohet.
Një nga arsyet pse nuk ishte avancuar sipas drejtorit të përgjithshëm ishte edhe se Sadriu ishte përfshirë në përleshje fizike me kolegët e punës.
Prindon Sadriu, përveç se si bashkëshorti i Vjosa Osmanit, në publik njihet edhe si person që sulmon mediat. Së fundi ai i ka quajtur “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të ashpra përfshirë edhe eurodeputeten Viola Von Cramon, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, orgnizata vendore e ndërkomëtare. Sadriu nuk ka kërkuar falje as pas kësaj.