Ukraina mund të heqë dorë nga ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO – n për të shmangur një Iuftë me Rusinë, tha në një deklaratë ambasadori ukrainas në Britani.
Ambasadori Vadim Pristaiko tha për BBC-në se Ukraina ishte e përgatitur të ishte “fleksibile” në qëllimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n, një lëvizje që presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se do të çonte në Iuftë.
“Ndoshta, ne po shantazhohemi prej dëshirës tonë për tu bërë pjesë e NATO-s dhe po na bëhet presion për të hequr dorë,” tha Pristaiko kur u pyet nëse Kievi mund të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj anëtarësimit në NATO
Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por në vitin 2008 iu premtua anëtarësimi. Putin beson se lidhja e Ukrainës me NATO-n mund ta bëjë vendin një zonë të rrezikuar nga Rusia.