0.9 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Jo zgjedhje serbe në Kosovë, derisa Serbia vazhdon t’ua zhdukë shtetësinë shqiptarëve në Luginë!

Rekomandime

Pasi Qeveria e Kosovës, e mbështetur nga Kuvendi, nuk lejoi referendumin e Serbisë në Kosovë, si antikushtetues, është rikthyer presioni që Kosova t’i lejojë zgjedhjet parlamentare të shtetit fqinjë.

- Advertisement -

Ende Qeveria nuk është deklaruar nëse ka ndonjë qëndrim ndaj kësaj kërkese, pasi vetë zgjedhjet e Serbisë do të mbahen në prill.

Ndërkohë, zërat janë shtuar që të mos lejohen as zgjedhjet parlamentare të Serbisë, edhe nga opozita, ani pse disa juristë mendojnë se ato nuk paraqesin të njëjtën shkelje në raport me Kushtetutën e vendit.

Perëndimi të reagojë urgjentisht

- Advertisement -

Mund të jetë edhe kështu, por për ta lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë me shpejtësi, që shteti fqinjë t’i përmbushë disa obligime minimale ndaj shqiptarëve në Serbi.

Ka disa vite që Serbia ka filluar procesin e zhbërjes së shtetësisë së shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

- Advertisement -

Nuk mund të bëhen lëshime më, sepse lëshimet që u bën janë dëshmuar të dëmshme për Kosovën, dhe bile edhe për vetë Serbinë, sepse ajo e ka keqkuptuar pastaj demokracinë perëndimore, që sipas saj, ajo të jep vetëm nëse nuk ndalesh së kërkuari, sepse gjithmonë do të gjendet dikush që lexon apo përkrah kërkesat-ankesat tuaja.

Nuk duhet pranuar më kompromise për arsye se:

Si mund t’u japësh serbëve kompetenca, që ata t’ia ndalojnë shqiptarit të shkojë e të jetojë në veri.

Ju mund të thoni askush nuk po ua ndalon këtë! Por, si nuk po ndalohet kjo, kur shqiptarët nuk janë të lirë të shkojnë ta vizitojnë veriun.

Kushtet

Lëre që shqiptarët nuk mund të shkojnë as si vizitor, por ju nuk po arrini as t’i ktheni dhe as nuk krijuat kushte ta bëni këtë, rivendosjen e shqiptarëve të dëbuar, në shtëpitë-pronat e tyre në veri!

Këto dy kushte duhet plotësuar ndaj shqiptarëve: heqja e të drejtës së shtetësisë në Kosovën Lindore, dhe

Liria e lëvizjes në veri, dhe kthimi i menjëhershëm i shqiptarëve të dëbuar gjatë luftës dhe pas saj.

Prandaj, z.Stano, zëdhënësi i BE-së, gabon sërish kur interpreton vetëm ato qëndrime që mbështesin proveniencën serbe.

“U takon të dyja palëve (Kosovë/Serbi) të përfshihen në negociata, dhe të gjejnë një konsensus të nevojshëm. BE-ja është e gatshme të lehtësojë dhe të ofrojë ide në përputhje me praktikat evropiane, por në fund të fundit përgjegjësia për të gjetur një marrëveshje u takon të dyja palëve. Përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, ua bëri këtë gjë shumë qartë homologëve të tij gjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë”, ka thënë Stano në një përgjigje për KosovaPress.

Pra, si është e mundur që shqiptarët edhe më tej të bëjnë konsensus, me atë shtet dhe popull, që nuk e bëri asnjë konsensus me shqiptarët.

Përveç, se nuk nënshkroi marrëveshje në Rambuje, nuk i nënshkroi as në Vjenë, dhe as në Bruksel nuk u tregua i gatshëm për marrëveshje përfundimtare.

Ngritja nga rrënojat e spastrimit etnik nga dora vrasëse e diktatorit më të keq në shekullin e XX

Miqtë tanë amerikanë, në saje të dashurisë sonë dhe gatishmërisë për dëgjueshmëri ndaj SHBA-ve, mund të na shtyjnë edhe për një dorë, kompromisi, por përpara se ta bëjnë këtë është mirë, që të dëgjojnë thellësisht mendimet edhe të kongresmenëve si Torres, të cilët e pranojnë dhe e pohojnë pa ekuivoke, por edhe padjallëzi, se shqiptarët janë populli më proamerikan.

“Me krenari qëndroj para jush për të festuar 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një prej shteteve më të reja në botë. Ngritja nga rrënojat e spastrimit etnik nga dora vrasëse e diktatorit më të keq në shekullin e XX, Kosova po ndërton një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës Shtetet e Bashkuara kanë një vend të veçantë.

Me të vërtetë, SHBA-të nuk kanë mik më të mirë se Kosovën në Evropën Juglindore, dhe Kosova nuk ka mik më të mirë në botë se SHBA-të”, ka deklaruar kongresisti Torres në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pra, nuk jemi vetëm ne që e themi, prek kur presidenti Rugova e artikuloi qartësisht, miqësinë e përhershme me SHBA-të, por kjo është e vërtetuar nga burimet amerikane, dhe shumë mirë, që po thuhet gjithnjë e më shumë nga politikan dhe zyrtarë të lartë amerikan.

Një marrëveshje e re përfundimtare duhet të bëhet, dhe ajo duhet të jetë e thjesht fare, Serbia e pranon shtetin e Kosovws përveç si ekzistencë fizike, ekonomike, duhet ta pranojë edhe si ekzistencë kushtetuese dhe politike.

Ne nuk jetojmë për Serbinë, as për të përmbushur ëndrrat e serbëve, dhe pikërisht se kishim ëndrrat tona, ne e kërkuam lirinë, pavarësinë dhe në fund i gjetëm ato. Jemi të kënaqur edhe me kaq sa kemi, aq sa na kanë lënë të tjerët deri më sot, ndërsa serbët nuk janë të kënaqur me gjithë ato që kanë marrë nga ne, territore, pasuri, dhe më e rëndësishmja, gjakun tonë, të mohuar!

Pra, duke e njohur Kosovën, Serbia do të detyrohet ta njohë më shumë vetveten, identitetin e saj, siç është!

Ne vërtetë e meritojmë njohjen e sinqertë dhe të mirëfilltë të botës, shtet sovran dhe i pavarur, sikurse e tha edhe kongresisti Torres: “Ka ardhur koha që Kosovës t’ jepet respekt i plotë dhe njohje siç e meriton shteti i pavarur i Kosovës…”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit