3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Vuçiq nga Madridi: Spanja nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, respekton sovranitetin e Serbisë

Rekomandime

Pas takimit me kryeministrin spanjoll Pedro Sançez, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ndodhet në vizitë zyrtare në Spanjë deklaroi se qëndrimi spanjoll rreth Kosovës mbetet i pandryshuar.

“Është e qartë se Spanja nuk do të pranoj pavarësinë e Kosovës dhe respekton sovranitetin dhe integritetin e Serbisë”, shkruan “B92”.

- Advertisement -

“Falënderova Spanjën për hapjen e grupit të radhës së obligimeve të BE-së, ne do vazhdojmë forcimin e raporteve dhe shpresoj të presim mbretin spanjoll në Serbi”, tha Vuçiq.

“Serbia mban mend mirë vitin 1999, ku ata që kanë gojën plotë respektim të drejtave, nuk menduan për ne njëjtë”, tha ai.

“Unë marr goditje secilën ditë, nëse jeni në politikë dhe doni zë përfaqësoni sovranitetin e vendit, që është i vogël, por i fort, duhet të duroni. Na kanë rrah si vend edhe në luftën e parë edhe të dytë” tha Vuçiq duke shtuar se keni hy në ring të ruani paqen e vendit dhe interesat vitale. Disa njerëz mendojnë se Serbia duhet të heq dorë. Nuk jam i interesuar të flas me njerëz që punojnë kundër vendit të vetë”, tha ai.

- Advertisement -

Ministrja e jashtme gjermane do vijë në Serbi, Gjermania është partner ynë i rëndësishëm dhe është e mirëseardhur”, tha Vuçiq.

“A jam i lumtur me deklaratën e Kramon, nuk jam… a jam i lumtur me deklaratën se kanë mbrojtur shqiptarët nga gjenocidi…nuk jam, nuk kam shumë pritje, se kam takuar kurrë… Nuk do isha unë i sulmuar, po Serbia. Nuk thonë jam i marr, i keq, negativ por ata flasin për Serbinë”, tha Vuçiq.

- Advertisement -

Ai tha se nuk pajtohet me shumë deklarata të zyrtarëve rreth Serbisë, por në takime përfaqëson vendin.

Opozita po na sulmon në të gjitha anët, po nuk kanë tjetër çka të thonë “Përveç se kemi kryer gjenocid, për NATO”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit