1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Vendi i tyre në luftë, por 40 ushtarë ukrainas ruajnë paqen e Kosovës

Rekomandime

Ukraina ka 40 ushtarë më pak për të luftuar kundër Rusisë meqë ata i ka të dërguar në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, si shtet aleat i NATO-s.

- Advertisement -

Këtë të enjte, Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës me shpërthimet e para që u dëgjuan para agimit në Kiev, Kharkiv dhe Odesa. Ukraina këtë e cilësoi si “luftë në shkallë të gjerë” derisa ka kërkuar nga Perëndimi që veprojë me kohë, njofton Klan Kosova.

Ukraina ka 200,000 forca aktive për dallim nga Rusia që ka 850,000. Numrin e forcave rezerviste prej 250,000 e kanë të njëjtë dy vendet që sot ndërprenë marrëdhëniet diplomatike. Por, Rusia është në epërsi shumë më të madhe edhe në forcat paraushtarake, e cila numëron 250,000 trupa, ndërsa Ukraina ka 50,000.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sot ka bërë të ditur se do të ofrojë armë për të gjithë ata ukrainas që duan të mbrojnë vendin e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit