2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

‘Franca ishte ajo që fjeti me ariun Rus për inat të Gjermanisë, dhe ia solli këto pasoja Evropës’

Rekomandime

Rusia i copëtoi tokat tona dhe krijoi shtetet sllave ortodokse satelite ruse në Ballkan.Kaq sa jemi shpëtuam nga Austria mike dhe nga Amerika, se Rusia me shtetet ortodokse do të na kishte zhdukur më 1912.
Studiuesja e marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe e historisë së lashtësisë së shqiptarëve, Elena Kocaqi, ka një qasje krejtësisht të ndryshme nga sa shohim dhe lexojmë, për luftën Ukrainë-Rusi.

- Advertisement -

Sipas saj ishte dështimi i Europës, që e ndërtoi këtë siguri të brishtë, në kurriz të gjermanëve dhe shqiptarëve, si dy linjat kyçe të bllokimit të pansllavizmit.

Ajo flet për mënyrën se si një pjesë e madhe e Perëndimit i sakrifikuan shqiptarët dhe territoret e tyre, për të krijuar shtetet sllave, dhe Greqinë. Po ashtu ajo e përmend zgjerimin e Polonisë në kurriz të Gjermanisë, ndërsa Stalini e zgjeronte Rusinë në kurriz të Polonisë. Heshtja e Europës ishte shumë e gjatë.

Por, më në fund, në krye me Amerikën, Europa është bashkuar, dhe Gjermania po rikonsolidohet ushtarakisht.

- Advertisement -

Ajo shpreson se po fillon edhe një korrigjim i dhimbshëm.

Lexojeni postimin e plotë të profesores Dr. Elena Kocaqi:

- Advertisement -

Rusinë e forcoi vet Perëndimi që e dëmtoi vijën mbrojtëse antisllavo-ruse në Evropë, që ishin shqiptarët dhe gjermanët.

Rusia i copëtoi tokat tona dhe krijoi shtetet sllave ortodokse satelite ruse në Ballkan.

Asimiloi shqiptarët ortodoks dhe u dëbuan shqiptarët e tjerë në Turqi. U bë një holokaust mbi shqiptarët në dy shekujt e fundit dhe u asimiluan si grek, sllav e turq miliona shqiptarë.

Kaq sa jemi shpëtuam nga Austria mike dhe nga Amerika, se Rusia me shtetet ortodokse do të na kishte zhdukur më 1912.

Pas Luftës së Dytë, Stalini shtyu Poloninë në tokat gjermane dhe u zgjerua vet drejt Perëndimit derisa doli në Baltik, në Kaleningrad.

Gjermania tashmë vendosi 100 miliardë euro buxhetin e mbrojtjes dhe ne duhet të bëjmë diçka bashkë me Kosovën për mbrojtjen.

Ju që e keni pushtetin duhet ta kuptoni se Shqipëria është konsideruar si bastioni i vetëm anti ruso- sllav në Ballkan dhe ka rëndësi për gjithë sigurinë e Evropës.

Këtë ju duhet ta shfrytëzoni me forcuar shtetin dhe shqiptarët, dhe me vënë në vend padrejtësitë historike.

Ngrini dhe ju pretendimin në vend të shërbimeve si të tjerët, mos i bëni ato kot.

E fundit rri larg Serbisë, pasi është mike besnike e Rusisë.

Pavarësisht se shtetet si Greqia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja kanë shqiptar të greqizuar e sllavizuar ato nuk mbajnë nga gjaku, por nga feja.

Franca ishte ajo që fjeti me ariun Rus për inat të Gjermanisë, dhe ia solli këto pasoja Evropës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit