Serbët e përdhosin flamurin e BE-së, e hedhin në tokë dhe e shkelin me këmbë

    0
    118

    Qytetarë të shumtë serbë kanë dalë për të protestuar në mbështetje të Rusisë, pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk e përkrahi pushtimin rus ndaj Ukrainës.

    Protestuesit janë mbledhur në afërsi të Presidencës së Serbisë, e duke kënduar mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi pushtimin e Ukrainës të enjten e kaluar.

    Disa skena janë parë sonte në Beograd, ku protestuesit e kanë përdhosur flamurin e Bashkimit Evropian, duke e shkelur atë. Këto janë shpërndarë në rrjetin social Twitter.

    Kujtojmë së Serbia është i vetmi vend evropian që ka refuzuar thirrjet e BE-së për sanksione ndaj Rusisë.