0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Analisti serb: Pas Ukrainës, Bosnja dhe Kosova mund të jenë vatrat e ardhshme të krizës

Rekomandime

Drejtori i Qendrës për Rajonalizim në Novi Sad, Aleksadnar Popov, ka paralajmëruar se pas Ukrainës Ballkani Perëndimor mund të jetë një vatër e krizës.

Në Bosnjë e Hercegovinë ekziston kriza, sikurse Kosova që gjithashtu është një vatër. Komuniteti ndërkombëtar është i vetëdijshëm për këtë dhe nuk besoj se do të lejojë që ajo të përhapet në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

- Advertisement -

Analisiti serb, tha për median serbe “N1”, se lidhur me ato që i thotë dëshmon fakti që përveç përfaqësuesve të lartë të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kemi edhe tri shtete të tjera që kanë emëruar zyrtarë të lartë për rajonin – SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania.

“Kjo flet se sa seriozisht është marrë kërcënimi ndaj Ballkanit Perëndimor. Ne pamë një shfaqje për caktimin e një seance të Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Dodik e dinte se rendi i ditës nuk do të pranohej, ai bëri një shfaqje duke dalë, dëshironte t’ua shpaguante rusëve që janë mbrojtësit e tij. Ai po bëhet gjithnjë e më i vetmuar në pikëpamjet e tij, e gjithë bota e ka dënuar sulmin e Rusisë. Kur është fjala për Kosovën, kërkesa e Turqisë ka ardhur, jam i sigurt se vendet e NATO-s janë të vetëdijshme se kjo nuk do të ishte një veprim i mirë, Kosova nuk është një entitet i njohur ndërkombëtarisht, një pjesë e mirë e anëtarëve të NATO-s nuk e kanë njohur Kosovën. Serbia ka marrë një paralajmërim shumë serioz nga BE-ja se duhet të harmonizojë politikën e saj me BE-në, politika e uljes në dy karrige ka dështuar”, tha ai.

- Advertisement -

Ai thekson se Evropa i kushton vëmendje të veçantë rajonit.

“E kanë mundësinë ta mbajnë nën kontroll situatën, kanë mekanizma me të cilët mund ta garantojnë. Dodik është i margjinalizuar, përfaqësuesit e dy popujve konstituiv [të BeH] sigurisht që nuk do të jenë ata që do të tentojnë të prishin marrëdhëniet, Çoviq mund të ishte aleati i Dodikut”, tha ai.

- Advertisement -

Popov thotë se Serbinë po i zvogëlohet gjithnjë e më shumë hapësira për manovrim dhe se me deklaratën e pare [lidhur me agresionin rus në Ukrainë] Serbia është munduar t’i kënaqim të dy palët.

“U tha se nuk do të kishte sanksione kundër Rusisë, kjo nuk i kënaqi zyrtarët evropianë, Rusia e kuptoi se Serbia nuk mund të bënte ndryshe për shkak të presionit, kurse me kalimin e kohës do të ketë gjithnjë e më shumë presion ndaj Serbisë që të përcaktohet [me Rusinë apo me BE-në]. Votimi në OKB tregoi se Serbia votoi për Rezolutën, sepse do të tërhiqej nga bashkësia ndërkombëtare. Do të shohim më tej nëse do të kërkohet të vendosen sanksione ndaj Rusisë. Politika e uljes në dy karrige e ka sjellë në qorrsokak”, tha Popov.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit