Ushtria ruse ka hyrë në qytetin Kherson të Ukrainës por është pritur me protesta nga banorët e qytetit.
Një video-incizim të cilin e ka publikuar këshilltarja e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Liubov Tsybulska, shihet një banor teksa hip mbi tankun rus në lëvizje dhe valvit flamurin e Ukrainës.
“ Ushtria ruse ka hyrë në Kherson, por diçka shkoi keq. Ukrainasit guximtarë hipin mbi tanket e tyre me flamuj të Ukrainës”, ka shkruar ajo.
Russian army entered Kherson, but something went wrong. Brave Ukrainians climb on their tanks on the go with UA flags. pic.twitter.com/WTeYWsxLp4
— Liubov Tsybulska (@TsybulskaLiubov) March 5, 2022