4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Patriarku Kirill: Kjo Iuftë është e drejtë sepse po bëhet kundër atyre që mbështesin homoseksualët

Rekomandime

Patriarku i Moskës, Kirill, ka justifikuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se rusët kanë nisur një luftë kundër promovimit të modeleve mëkatare dhe në kundërshtim me traditën e krishterë. Si shembull për këtë, ai ka dhënë paradën “Gay Pride”.

“Për 8 vite ka pasur përpjekje për të shkatërruar atë që është krijuar në Donbass, aty ku refuzohen të ashtuquajturat vlera që ofrohen sot nga ata që kanë pushtetin botëror. Sot ka një test për besnikërinë ndaj pushtetit botëror, kalimi i të cilit të lejon të jetosh në botën “e lumtur”, botën e konsumit të tepërt, botën e “lirisë”. E dini se çfarë është ky test? Është i thjeshtë dhe i tmerrshëm: është një paradë gay. Kërkesat për të zhvilluar një paradë gay konsiderohen test besnikërie ndaj asaj bote të fuqishme, që të përjashton nëse refuzohet kërkesa e tyre. Por, ne e dimë që kjo gjë është mëkat që dënohet nga fjala e Zotit”, tha patriarku Kirill.

- Advertisement -

Sipas tij, Iuftarake nuk ka vetëm domethënie politike: “Po flasim për shpëtimin e njerëzimit. Për të hyrë në klubin e shteteve të rëndësishme, duhet të mbash një paradë gay. Kështu, ata na detyrojnë me dhunë që t’i kundërvihemi Zotit dhe të vërtetës së tij”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit