7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Forcat ukrainase: Pas 66 ditë Iuftë Rusisë ia shkatërruam 190 avion Iuftarak dhe 1008 tanke

Rekomandime

Të paktën 23,200 ushtarë rusë janë eliminuar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, sipas ushtrisë së Kievit, shkruan la repubblica.

Në përditësimin e fundit për humbjet e deritanishme të Moskës, Ukraina tha se pas 66 ditësh Iuftë ushtria ukrainase ka rrëzuar 190 avionë Iuftarakë, 155 helikopterë dhe 232 dronë.

- Advertisement -

Përveç kësaj, forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar 1008 tanke ruse, 436 artileri, 2,445 automjete të blinduara, 4 sisteme raketash balistike, 151 raketahedhës, 8 anije, 1,701 automjete, 76 cisterna dhe 77 njësi të mbrojtjes kundërajrore dhe njësi të pajisjeve speciale.

Mbi 2 mijë civilë janë vrarë dhe rreth 3 mijë janë plagosur deri më tani në Ukrainë, sipas vlerësimeve të OKB-së, ndërsa shifra besohet të jetë shumë më e lartë.

Ndërkohë më shumë se 5 milionë ukrainas janë larguar për t’i shpëtuar agresionit rus dhe mbi 10 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit