Besnik Bislimi kërkon falje për gënjeshtrën e tij pas takimeve në Këshillin e Evropës

    0
    62

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas demantimit që iu bë nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

    Bislimi përmes një postimi në Twitter tha se i vjen keq që nuk e ka përdorur termat adekuat, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ ne informuam’.

    “Me të vërtetë falënderues për @DSGBjornBerge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhet të thotë “ne informuam”, shkroi Bislimi.