13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Soros flet për prapaskenat e Iuftës në Ukrainë: Ka një marrveshje të fshehët Putini me Kinën

Rekomandime

Presidenti i Kinës Xi Jinping i ka dhënë presidentit rus Vladimir Putin “carte blanche” për të pushtuar Ukrainën.

Deklarata bëhet nga manjati George Soros, në një opinion të publikuar.

- Advertisement -

Soros shkruan se pushtimi i 24 shkurtit i parapriu një takim i gjatë mes Putinit dhe Xi Jinping, pas të cilit ata publikuan një dokument të përgatitur me kujdes, i cili shpallte një partneritet të ngushtë mes dy vendeve. Soros shkruan se ky dokument është më i fortë se çdo marrëveshje dhe domosdoshmërisht kërkoi negociata të detajuara paraprakisht.

“U habita që Xi i dha qartë Putinit ‘carte blanche’ për të pushtuar dhe për të filluar një luftë kundër Ukrainës… Me mbështetjen e Xi, Putin ndoqi ëndrrën e gjithë jetës së tij me një mizori të pabesueshme. Putini së shpejti do të jetë 70 vjeç dhe ai mendon se nëse dëshiron të lërë gjurmë në historinë ruse, duhet të veprojë tani ose kurrë. Por ai ka një koncept të shtrembëruar për rolin e Rusisë në botë. Duke pasur parasysh gjithçka, ai beson se populli rus ka nevojë për një mbret të cilin do ta ndjekë verbërisht. Kjo është e kundërta e drejtpërdrejtë e një shoqërie demokratike dhe ky koncept shtrembëron “shpirtin rus, emocional ndaj sentimentalzit”, citohet Soros nga “Ukrayinska Pravda”.

Soros deklaroi se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt shënoi fillimin e Luftës së Tretë Botërore, e cila potencialisht mund të shkatërrojë qytetërimin tonë dhe mund të shpresohet vetëm se Putini dhe Xi do të largohen nga pushteti deri në këtë kohë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit