Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, vendet e Evropës kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por njëjtë nuk veproi edhe Serbia.
Zëvendësministrja e parë e Punëve të Jashtme në Ukrainë, Emine Dzheppar, ka thënë se teksa vendet e Bashkimit Evropian dhe disa vende të tjera ndaluan fluturimet për avionët rus dhe pezulluan fluturimet në Rusi, AirSerbia ka dyfishuar fluturimet direkte për linjat ajrore për në Moskë.
#AirSerbia doubled direct flights to Moscow while🇪🇺airlines stoped flights to #Russia and closed the airspace to 🇷🇺airlines&private jets. #Serbia is the only one in Europe with an open sky to Russia. Making money on🇺🇦blood is unworthy of #EU candidate country #StandWithUkraine pic.twitter.com/apJGa0JcHt
— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) March 12, 2022
Ajo tha se Serbia është e vetmja në Evropë me qiell të hapur, dhe sipas saj është e padenjë për një vend kandidat në BE të fitojë para me gjak ukrainas.
British Guardian njoftoi më herët se rusët e pasur po përdorin Serbinë për të hyrë në Evropë “nga dera e pasme” dhe për të anashkaluar ndalimin e fluturimeve për dhe nga Rusia, i cili është i vlefshëm në të gjithë Bashkimin Evropian.
Gazeta britanike kujton se Serbia refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por edhe se avionët e Air Serbisë mund të kalojnë lirisht hapësirën ajrore të BE-së. Kjo e bëri atë “të vetmin korridor ajror evropian që mbeti i hapur ndaj Rusisë”.