1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Ushtria e Ukrainës eliminon edhe një gjeneral rus në vijë të frontit

Rekomandime

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një tjetër gjeneral rus është vrarë gjatë luftimeve.

Ai nuk e përmendi emrin e oficerit, por një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës tha se gjeneralmajor, Oleg Mityaev ishte vrarë nga Batalioni Azov.

- Advertisement -

Gjenerali Mityaev u vra pranë Mariupolit, thanë mediat ukrainase, transmeton lajmi.net.

Ai është gjenerali i katërt që thuhet se është vrarë, duke bërë që disa të pyesin pse anëtarë të tillë të lartë të ushtrisë ruse janë kaq afër vijës së parë të frontit.

Analistët besojnë se rreth 20 gjeneralë janë duke udhëhequr operacionet ruse në Ukrainë, që do të thotë se nëse të gjitha vdekjet e raportuara konfirmohen, një e pesta e gjeneralëve rusë janë vrarë në aksion.

- Advertisement -

Me humbje kaq të larta, disa ekspertë besojnë se gjeneralët nuk kanë qenë thjesht në vendin e gabuar në kohën e gabuar, por se Ukraina ka të ngjarë të synojë oficerët rusë të nivelit të lartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit