15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Presidenti i Ukrainës nënshkruan një dekretin, hyn në fuqi nga sot

Rekomandime

Në Ukrainë do të mbahet çdo mëngjes në orën 9:00 një minutë heshtje mbarëkombëtare. Dekreti përkatës për nderimin e kujtimit të të gjithë të vrarëve në luftën e brendshme të ukrainasve u nënshkrua nga Vladimir Zelensky. Kjo do të bëhet për të ndëruar ushtarët që vdiqën në krye të detyrës në Ukrainë.

Sot në orën 9 në tërë territorin e shtetit tonë do të kujtojmë ukrainasit që dhanë jetën, të gjithë ata që luftuan, të gjithë ushtarakët dhe të gjithë civilët, të rritur dhe fëmijë. Të gjithë ata që mund të jetonin akoma nëse Rusia nuk do ta fillonte këtë luftë. I përjetshëm kujtimi për këdo që vdiq për Ukrainën”, tha presidenti i Ukrainës.

- Advertisement -

DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr.143/2020

Rreth minutës kombëtare të heshtjes për të vrarët si pasojë e agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës Për të nderuar kujtimin e ndritur, guximin qytetar dhe përkushtimin, forcën e shpirtit, qëndrueshmërinë dhe bëmën heroike të ushtarëve që vdiqën gjatë detyrave ushtarake për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, qytetarëve paqësorë si rezultat i agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës, dekretoj:

1. Filllimin e mbajtjes së përditshme në orën 9 minuta heshtje kombëtare për bashkatdhetarët e vrarë si pasojë e agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës, që do të njoftohet në të gjitha mediat pavarësisht formave të pronës. 2. Kabineti i ministrave të Ukrainës, administratat shtetërore të qytetit të Kievit, ngarkohen për të siguruar një minutë heshtje kombëtare, përfshirë edhe institucionet arsimore. 3. Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës do të sigurojë informimin e institucioneve të huaja diplomatike të Ukrainës çdo ditë në orën 9 me orën lokale për një minute heshtje mbarëkombëtare për bashkatdhetarët, të vdekur nga agresioni i armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës. 4. Ky dekret hyn në fuqi që nga dita kur është nënshkruar. Presidenti i Ukrainës V. ZELENSKY 16 Mars 2022

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit