9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pulmologu kosovar i shqetësuar pas rritjes së rasteve: Zoti na ndihmoftë

Rekomandime

Pulmologu Flamur Marku ka reaguar pas numrit të madh të rasteve me COVID-19 që u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Marku përmes një postimi në Facebook ka bërë apel te qytetarët që të vaksinohen sa më parë.

Ai tha se edhe më shqetësuese është rritja e numrit të pacientëve të hospitalizuar dhe gjendja e tyrë shëndetësore.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

“Shumë i shqetësuar me rezultatet e ditëve të fundit, me rritjen enorme të të prekurve me COVID-19.

Hala më shqetësues është rritja e numrit të pacientëve të hospitalizuar dhe gjendja e tyre.

- Advertisement -

Ju bëjë apel të gjithëve të vaksinoheni sa më parë që të mos përjetojmë skenare të rënda.

Mos të jetë COVID-19 ai që na menaxhon jetën tonë, le të jemi ne ata që menaxhojmë situatën karshi këtij virusi që fatkeqësisht na ka marr shumë familjarë.

Zoti na ndihmoftë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit