24.2 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Si mund ta dëshmoni se jeni vaksinuar?

Rekomandime

Që nga data 30 mars e vitit 2021 secili qytetar në Kosovë që vaksinohet pajiset vetëm me një letër që e vërteton imunizimin.

- Advertisement -

Mirëpo, kjo formë e dëshmisë sipas disa qytetarëve nuk është shumë e përshtatshme për ta, pasi materiali i kësaj letre mund të dëmtohet lehtë.

Për dallim nga Kosova, nëpër vendet europiane vërtetimi për vaksinim ndaj COVID-19 jepet edhe në formë digjitale.

Në anën tjetër, ditë më parë Oda e Hotelierisë në Kosovë njoftoi se nga data 20 gusht e këtij viti, asnjë qytetar në vend nuk do të lejohet të hyjë nëpër lokale, klube dhe qendra tregtare pa pasë një dëshmi të imunizimit kundër virusit.

- Advertisement -

Mirëpo, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë për Klan Kosova se një vendim i tillë nuk ka hyrë në fuqi akoma dhe se forma e dëshmisë së vaksinimit do të vazhdojë të jetë e njëjtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit