Rusia ka hedhur poshtë akuzat e bombardimit të konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv.
“Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare se forcat e armatosura ruse dyshohet se kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të vendit në Kharkiv”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Më 7 mars, Ministria jonë e Jashtme njoftoi në Twitter se konsullata e nderit është shkatërruar nga bombardimet ruse: “Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”./A2