11.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

E larguan nga Këshilli i Europës, Rusia: Vetë deshëm të largohemi

Rekomandime

Këshilli i Europës ka përjashtuar Rusinë, pasi Vladimir Putin me luftën e nisur në Ukrainë ku ushtria ruse s’po i kursen as civilët, ka shkelur nenin 3 të Statutit të Këshillit të Europës që potencon se çdo shtet europian duhet t’i respektojë të drejtat themelore të njeriut, parimet e shtetit ligjor dhe të bashkëpunojnë sinqerisht dhe në mënyrë efektive në realizimin e qëllimit të Këshillit, pas nisjes së agresionit të saj në Ukrainë.

- Advertisement -

Megjithatë, Rusia në reagimin pas përjashtimit po pretendon se një ditë para se Komiteti i Ministrave të merrte këtë vendim ka dorëzuar dorëheqjen nga KE te Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës, Marija Pejcinovic Buric.

Më 15 mars, Rusia dorëzoi njoftimin për dorëheqjen e saj te Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës. Ditën tjetër, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës miratoi një vendim të njëanshëm për të dëbuar Rusinë që nga 16 marsi. Hapi i fundit kundër Rusisë nuk ndryshon thelbin e çështjes”, ka thënë sot Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Dje Këshilli i Europës bëri njoftimin zyrtar se ka përjashtuar Rusinë pas një çerekshekulli anëtarësim.

- Advertisement -

“Në një takim të jashtëzakonshëm mëngjesin e sotëm, Komiteti i Ministrave vendosi, në kuadër të procedurës së nisur në bazë të nenit 8 të Statutit të Këshillit të Evropës, që Federata Ruse të pushojë së qeni anëtare e Këshillit të Evropës nga sot, pas 26 vitesh anëtarësim”.

Shar

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit