9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“Me një raketë”, Rusia pretendon të ketë eliminuar mbi 100 trupa ukrainase

Rekomandime

Ministria ruse e mbrojtjes ka bërë të ditur ditën e sotme se ka vrarë dhjetëra “mercenarë” në një sulm me raketa në një qendër trajnimi në Ukrainën perëndimore. Lajmin e raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Gjeneral Major Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë, tha se më shumë se 100 trupa ukrainase dhe “mercenarë të huaj” u vranë pasi goditën me një “raketë me precizion të lartë” një bazë ukrainase pranë Ovruch-it në Zhytomyr Oblast.

- Advertisement -

“Raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë goditën qendrën e trajnimit për forcat e operacioneve speciale të forcave të armatosura ukrainase, ku ishin vendosur mercenarët e huaj që mbërritën në Ukrainë,” tha Konashenkov.

BBC raporton se nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur deklaratën e rusëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit