4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Arrestohet pronari i një barnatoreje në Prishtinë

Rekomandime

Policia e Kosovës ka njoftuar se Krimet Ekonomike sot pronari i një barnatoreje në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin se ka shitur produkte medicinale të kontrabanduara.

Sipas njoftimit, i dyshuari A.V., këto produkte të kontrabanduara i ka shitur me banderola të shteteve tjera dhe me banderola tjera të falsifikuara, duke i vënë në lajthitje pacientët kinse janë me banderola të rregullta.

- Advertisement -

“I dyshuari i lartcekur me iniciale ka arritur që të përfitoj materialisht në aspektin personal dhe njëkohësisht duke i rrezikuar potencialisht shëndetin e përgjithshëm”, thuhet në njoftim.

“Hetuesit policor, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme hetimore dhe operative kanë siguruar dëshmi tjera relevante lidhur me rastin. Pas përfundimit të kontrollit të barnatores nga Inspektorët Farmaceutik, është siguruar prezenca e personit të dyshuar i cili është shoqëruar në polici, i njëjti është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar dhe mbi bazën e këtyre dëshmive është krijuar dyshimi se: Më këto veprime i dyshuari (A.V.) dyshohet se kanë kryer veprën penale: “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).“

Tutje bëhet e ditur se A.V. me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

- Advertisement -

“Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë sot me datë 21.03.2022 i dyshuari i lartcekur (A.V.) me Vendim mbi ndalimin është dërguar në mbajtje për 48 orë”, përfundon njoftimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit