3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Gjenerali Amerikan zbulon metodat se si ukrainasit po i eliminojnë gjeneralët rusë

Rekomandime

Ukraina pretendon se deri tani ka vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë, që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë. Sipas zyrtarëve amerikanë, numri i viktimave të konfirmuara është vetëm 7000, gjithsesi një shifër tepër e lartë, krahasuar me konflikte të tjera të viteve të fundit.

Por ajo që bie më shumë në sy është se mes viktimave, ukrainasit pretendojnë se kanë arritur të vrasin edhe 5 gjeneralë rusë, si edhe shumë oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë kundërshtare.

- Advertisement -

Rusia, nga ana e saj, ka konfirmuar deri tani vetëm 500 ushtarë të vrarë në konflikt. Ndërsa sa i përket gjeneralëve të vrarë, nuk ka asnjë prononcim zyrtar.

Sipas Ukrainës, viktima në luftë kanë rënë:

Gjeneral Major Vitaly Gerasimov,

- Advertisement -

Gjeneral Major, Andrei Kolesnikov,

Gjeneral Major, Andrei Sukhovetsky

- Advertisement -

Gjeneral Oleg Mityaev

Gjeneral Lejtnant, Andrei Mordvichev

Sipas Gjeneralit të Forcave të Armatosura Amerikane, David Petraeus, tashmë të dalë në pension, është konfirmuar vdekja e të paktën katër gjeneralëve rusë. Në një intervistë për CNN, Petraeus, shpjegon edhe taktikën me të cilën ukrainasit kanë arritur të eliminojnë figura kaq të rëndësishme të armikut.

“Gjatë gjithë konfliktit në Afganistan kemi vetëm 1 gjeneral amerikan të vrarë. Kjo që po ndodh është shumë e pazakontë. Janë vetëm tri javë luftë dhe këta janë gjeneralë të rëndësishëm”, tha Patraeus. “E vërteta është se zinxhiri komandues është shkatërruar. Komunikimet janë ndërprerë prej ukrainasve, linjat e sigurta nuk kanë bërë punë. Më pas Ukraina bllokoi prefiksin rus, ndërpreu internetin 3G. Praktikisht, ata po vjedhin telefonat e civilëve për të komunikuar me njëri-tjetrin. Çfarë ndodh? Autokolona ndalon. Gjenerali i paduruar qëndron në makinën e tij të blinduar dhe shkon përpara për të marrë vesh çfarë po ndodh pasi ushtarët presin të marrin urdhra. Kur arrin aty, ukrainasit kanë snajperë shumë shumë të mirë dhe aty i kanë goditur. Të paktën 4 janë zyrtarisht të konfirmuar se kanë vdekur, por edhe i pesti do të konfirmohet shumë shpejt”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit