3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Për ditëlindjen e Qeverisë Kurti, PSD i çon ‘torte’ te dera

Rekomandime

Në njëvjetorin e Qeverisë Kurti, Partia Socialdemokratike ka zhvilluar një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës me një torte të improvizuar dhe një sërë kritikash për qeverisjen.

PSD po thotë se inflacioni në Kosovë po arrin përmasa alarmante derisa thotë që pagat e punëtorëve të sektorit privat janë zvogëluar për 30%, paga minimale s’ka lëvizë.

- Advertisement -

“Kushtet e punës vazhdojnë të jenë të rënda në Kosovë. Këtë më së miri e tregon shifra e lartë e qytetarëve që po ikin. Mbi 50 mijë qytetarë në muaj aplikojnë për t’u larguar nga vendi. 20 mjekë kanë emigruar vetëm muajin e fundit. Pagat e sektorit publik të njëjta. Të gjitha punët publike të bllokuara. Bordi i OShP-së është jofunksinal. Faturat e energjisë elektrike të papërballueshme. Korporatat private me fitim”.

PSD në një komunikatë për media tha se të gjitha këto ndodhën në një kohë kur Qeveria thotë se ka zhvillim të pashembullt ekonomik.

“Kur kishim krizë të energjisë, Qeveria thoshte të mbulohen me qebe. Kur kishim krizë të çmimeve, Qeveria na tha ky është çmimi i demokracisë”.

- Advertisement -

Tortën e improvizuar para objektit të Qeverisë, PSD thotë se e bëri duke u bazuar në një thënie të një mbretëreshe franceze.

“Kjo na e kujton thënien e famshme të mbretëreshës franceze Mari Antoneta. Kur asaj i kishin thënë se populli nuk ka bukë të hajë, “le të hanë tortë”, kishte thënë ajo. Këto deklarata janë tregues i distancës së udhëheqësit me popullin”.

- Advertisement -

PSD thotë se këto deklarata janë tregues të shpërfilljes së problemeve të përditshmërisë së qytetarit.

“Këto deklarata flasin për kullën e fildishtë ku këta liderë qëndrojnë. Të shpërqendruar në lavdinë e pozitës, ata harrojnë preokupimet e vërteta të vendit. Kjo distancë e madhe nuk është veç fizike. Distanca aq e madhe, bëhet ndjeshmëri dhe optikë tjetër”.

“Sot ne e kemi sjellë këtë tortë për ta shënuar dhe denoncuar këtë lloj qeverisjeje”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit