11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rusia ngec, komandanti i lartë rus: Faza e parë e Iuftës ka përfunduar

Rekomandime

Një gjeneral i rëndësishëm rus ka deklaruar të premten se “faza e parë” e misionit ushtarak të Rusisë ka përfunduar tashmë.

“Në përgjithësi, qëllimet kryesore të fazës së parë të operacionit janë përmbushur. Potenciali luftarak i forcave të armatosura ukrainase është zvogëluar tej mase, duke na lejuar neve që tani të përqendrohemi në qëllimin kryesor: çlirimin e Donbasit dhe Luhanskut”, tha gjenerali Sergei Rudskoy.

- Advertisement -

Një deklaratë e tillë vjen pasi avancimet e Rusisë në Ukrainë duket se kanë ngecur, ndërkohë që ka pësuar humbje të shumta që nga nisja e pushtimit.

“Ne kemi ndërmarrë veprime që dëmtojnë infrastrukturën ushtarake, pajisjet dhe personelin e Forcave të Armatosura të Ukrainës, në mënyrë që t’i parandalojmë ata që të përforcohen në Donbas”, shtoi gjenerali.

Rudskoy mësohet të ketë thënë edhe se 1351 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë dhe 3825 janë plagosur. Këto shifra, sipas SHBA-së, NATO-s dhe Ukrainës, janë shumë më të larta se kaq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit