7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Motra e dëshmorit ia pret udhën Kurtit: Pse m’largove prej pune?

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përvjetorit të 23-të të masakrës në Krushë të Madhe, u përcjell me një moment jo të mirë.

Derisa vizitonte varrezat e martirëve të lirisë në Krushë të Madhe, ai u përballë me motrën e dëshmorit, kushërirën e Ukshin Hotit. Në një video të publikuar në facebook, zonja në fjalë ka kërkuar nga shefi i ekzekutivit të dijë arsyet pse është shkarkuar si diplomate e Kosovës.

- Advertisement -

“Më vjen mirë që keni ardhur sot. Por, si është e mundur që unë para një jave jam pushuar nga puna si diplomate e Kosovës, duke dalë nga ky gjak, sakrifica e këtyre dëshmorëve më ka dërguar të shkollohem në Austri dhe unë sot me padrejtësinë më të madhe, para një jave shkarkohem nga puna si diplomate”, dëgjohet duke i thënë ajo, Kurtit.

Kurti është përgjigjur shkurt duke i thënë se “nuk e di këtë gjë, duhet ta kuptosh”.

Ajo sërish ka insistuar duke i treguar Kurtit se ka pasur padrejtësi gjatë shkarkimit të diplomatëve.

- Advertisement -

“E kuptoj, por padrejtësitë po vazhdojnë me të thënë të drejtën. Unë jam betuar para varrit, para gjakut të këtyre dëshmorëve”, thoshte ajo.

Kurti është zotuar se do të interesohet për shkarkimin e saj nga vartësja e tij, shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla.

- Advertisement -

“Do të interesohem për çka bëhet fjalë. Do ta shikojë për çka bëhet fjalë”, thotë Kurti.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit