Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka kohë që krenohet me reformat e zhvillimin e ushtrisë serbe që e ka gjetur të shkatërruar nga qeveria e kaluar.
Sipas raporteve të fundit vetëm më 2022’n ushtria serba ka humbur 47 oficerë dhe 24 nënoficerë në emigrim, transmeton Gazeta Metro.
Novica Antic nga sindikata e ushtarakëve të Serbisë ka deklaruar në emisionin Dan Uzivo të televizionit N1 se “për shkak t137 mungesave që kemi ushtria jonë nuk është në gatishmëri operative”.
Sipas të dhënave të ministrisë së mborjtjes, nga fillimi i vitit 2022 deri tani, Ushtria e Serbisës ka mbetur pa 47 oficerë dhe 24 nënoficerë, derisa në shërbim janë pranuar vetëm 19 eprorë të ri, ka njoftuar sindikata e ushtarake e Serbisë. Ministria serb në anën tjetër i kishte vlerësuar komunikata të tilla në publik si tentim të krijimit të trazirave në Serbinë me të pavërteta rreth kapaciteteve të mbrojtjes.
Antic tha se kësi reagimi gjithmonë kanë dhënë ministria e ushtria por ka rrjedhje të kuadrit ushtarak serb jashtë duke renditur edhe faktorë të tjerë. Sipas tij në të dhëna që janë publike mund të verifikohet lirisht se kush ka lënë ushtrinë serbe me emër e mbiemër, si dhe gradat.
“Këto të dhëna nuk janë me synim dashakeqësie, por kanë qëllim të ngritjes së vëmendjes së publikut nga sindikata e ushtrisë serbe për problemin serioz të kuadrave dhe krizën serioze që po shqetëson sistemin e sigurisë” ka thënë Antic.
“Në tre deri pesë vitet e ardhshme do të kemi rrjedhje drastike të kuadrove nga Ushtria e Serbisë pasi ne jemi ushtrie e moshuar, dhe shumë prej eprorëve profesionistë në atë periudhë do të iu vie koha e pensionimit.
Ne tashmë kemi situtatë me eprorët e lartë që iu zgjatet shërbimi për dy vite me dekret të presidentit apo ministrit të mbrojtjes, e vetëm ky fakt tregon se ne nuk kemi kuadro që do të udhëheqin ushtrinë” ka thënë presidenti i sindikatët së ushtrisë serbe.
Ai përmendi edhe faktorin e pagave të eprorëve duke e theksuar se ka pasur rritje prej 8 për qind por kjo vetëm ishte përcjellje e trendit të inflacionit.
Antic shtoi se 80 për qind e të punësuar në ushtrinë serbe kanë pagën nën mesataren shtetërore.
Antic hedhi dyshime për njoftimet e rritjes së buxhetit të ushtrisë kur tha se nuk dihet se ky shkojnë ato para.