9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ukrainasit e kapën rob, deklarohet Vuçic për snajperisten famëkeqe serbe

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar për Danijela Lazoviqin, e cila u raportua se dy ditë më parë është kapur nga ukrainasit pasi që bënte pjesë në forcat pro-ruse që pushtuan Donbasin.

Në një postim të forcave ukrainase në Twitter, u tha se Lazoviq, e cila rregullisht ka shkuar në Kosovë, që nga vitit 2014 (koha e nisjes së pushtimit të Donbasit nga Rusia) është angazhuar si snajperiste atje.

- Advertisement -

Por, përkundër se lajmi u konfirmua nga vetë forcat ukrainase, Vuçiq vazhdon të mohojë se snajperistja famëkeqe serbe është arrestuar.

Vuçiq ka thënë se ajo ndodhet në burg në Serbi për trafik droge.

- Advertisement -

“Pyes veten nëse është në Zabela apo në Kramatorsk? Unë i thashë ta kontrolloni disa herë. Ajo është në burgun tonë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Lazoviq, e cila nga rusët njihej edhe me nofkën “Bagira”, në vitin 2020 ishte bërë lajm nga mediat ukrainase. Asokohe raportohej se identiteti i saj ishte vështirë të konfirmohej, pasi që paraqitjet në rrjetet sociale i bënte duke e fshehur fytyrën dhe se kurrë nuk fliste për jetën e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit