1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rizvanolli: Informata e Memli Krasniqit për rezervat shtetërore, rrezik për sigurinë kombëtare

Rekomandime

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur mbi deklaratën e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ditë më parë në Rubikon në Klan Kosova pati thënë se “ Kosova ka rezerva vetëm për tri ditë”.

Rizvanolli tha se kjo deklaratë e Krasniqit, edhe nëse është e saktë konsiderohet rrezik për sigurinë kombëtare dhe se ndalohet me ligj.

- Advertisement -

“Ndalohet me ligj që të ndahet informata rreth rezervave të shtetit, për çështje të sigurisë kombëtare. Unë dyshoj që Memli Krasniqi e ka këtë informatë për rezervat e grurit. E, nëse Memli Krasniqi e ka informatën se Kosova ka rezerva të grurit vetëm për tri ditë, e nëse është e saktë, habitem se si e ka ndarë këtë se kjo konsiderohet rrezik për sigurinë kombëtare”, është shprehur Rizvanolli në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, sa i përket çështjes së grurit, e para e Ekonomisë tha se tek qytetarët më shumë është një lloj frike e paniku se sa mundësi reale që të ndodh ndonjë mungesë e madhe.

“Më shumë është një lloj frike e paniku se mundësi reale që të ndodh ndonjë mungesë e madhe dhe gjithashtu subvencionet për grurin janë disafishuar që është një hap i mirë për të siguruar pavarësinë në të ardhmen”, ka thënë ajo, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit