1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Skandali në Oscar, merret vendimi për Will Smith

Rekomandime

Aktorit me famë botërore, Will Smith iu dhanë kohë dy javë për të apeluar te akademia që t’i falet veprimi që e kishte bërë në ceremoninë e Oscars.

Aktori e kishte goditur me shuplakë komedianin Chris Rock pasi nuk i kishte pëlqyer një shaka e këtij të fundit drejtuar bashkëshortes së tij.

- Advertisement -

Raportohet që Smith do t’i telefonojë shefat e Oscar në 24 orët e ardhshme për ta mbrojtur çështjen e tij.

“Gjërat janë as andej, as këndej. Ai do ta shkruajë një letër zyrtare të kërkim-faljes, dhe efektivisht do të lutet për faljen e tyre”, ka thënë një burim i afërt i Smithit për The Sun.

“18 prilli është Dita D, andaj ai do ta kuptojë nëse ende e ka një Oscar, apo një karrierë”.

- Advertisement -

Por Will Smith po ashtu ka jepur dorëheqje nga Akademia pas shuplakës.

Sipas Variety, Will potencialisht po përballej me përjashtimin nga Akademia për veprimet e tij në natën e Oskarit të dielën e kaluar. Në vend të kësaj, ai ka zgjedhur të japë dorëheqjen.

- Advertisement -

Një ditë pas incidentit, Will i kërkoi një falje formale Chris-it për mediat sociale, duke shkruar se “nuk isha vetëvetje dhe gabova”.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit