7.2 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Ish diplomati: Kosova s’ka luksin të refuzojë nismat si Ballkani i Hapur “Arrogancë e pajustifikuar”

Rekomandime

Ish diplomati kosovar Ylber Hysa ka kritika për qeverinë e Kosovës për mungesën e iniciativës së saj dhe refuzimin e vazhdueshëm të të gjitha iniciativave bashkëpunuese. Tërhoqi edhe vërejtjen se Kosova nuk do të ketë ‘afat kohor ekstra’ për akrobacione politike.

Hysa shpjegoi fillimisht se kjo nismë tashmë po merr formë dhe po paraqitet si plotësuese jo si kundërshtuese e proceseve të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Kosova nuk e ka atë luks dhe mundësinë dhe “atë arrogancë të pa justifikuar” në raport me këtë iniciativë.
“Për arsye taktike Kosova e ka pasur një përparësi, por nuk e ka shfrytëzuar”, duke shtuar se ka mundur të jetë pjesë e iniciativës me kushtet e saja dhe se nga ajo mund të kishte dalë kurdo.

Hysa ka thënë se nuk ka gatishmëri në frontin që të përdoret Brukseli se Prishtina është pro aktive e jo vetëm Beogradi.

Nëse Kosova është në mënyrë konstante refuzuese ndaj të gjitha iniciativave bashkëpunuese, vështirë se do i epet Kosovës një “afat kohor ekstra” që të manovrojë duke bërë akrobacione politike ka deklaruar Hysa në emisionin Prime Time në RTK.

- Advertisement -

Njëra prej sfidave ku nuk po flitet janë kufijtë e entiteteve.

“Serbia do të detyrohet nominalisht që t’i njoh kufijtë e Kosovës dhe Bosnjës”.
Ndësa ai ka folur edhe për listën e zezë të SHBA-ve, duke thënë se lista do të “pasurohet” edhe me emra të tjerë. “Bosnja është më qendrore në këtë drejtim, por nuk do të jetë e vetmja, sepse do jenë edhe vendet për rreth” shtoi Hysa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit