13.2 C
Pristina
Monday, May 29, 2023

Emri i presidentes kroate tani edhe në produktet e çokolladave

- Advertisement -

Të rekomanduara

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka thënë se nuk ka asgjë kundër që Podravka njërin nga produktet e reja ta quaj Çokolinda.

Kolinda zbuloi se ajo u dha menaxherëve të Podravkës pëlqimin e tyre për ta thirrur produktin në atë mënyrë – Çokolinda.

- Advertisement -

“Unë iu thashë kolegëve të mi në Podravkë: ” Unë po ju jap pëlqimin tim, heq dorë nga çdo shpërblim, mendojeni mirë një produkt të ri, emërojeni ashtu. ” Jam e bindur që sigurisht që do të shitet mirë, jo vetëm në Evropën Juglindore, por edhe në Gjirin dhe vendet e tjera. Le të rritet vendi ynë, dhe mua le të më përqeshin sa të duan”, raporton portali kroat Danica.

Afera “Çokolinda” u krijua pas një stuhie që shpërtheu gjatë dorëzimit të dhuratave nga ana e presidentes kroate në nëntor 2016 për fëmijët në Dubrovnik.

Përkatësisht, shiriti i çokollatës së kompanisë serbe Pionir ishte përfshirë në paketë, kështu që Kolinda Grabar-Kitaroviq u kërkoi falje fëmijëve dhe publikut për këtë.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -