14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Rrena e 1 prillit ‘i kushton’ kryeredaktorit të RTK’së: Jep dorëheqje nga pozita pas publikimit të këtij lajmit

Rekomandime

Raportohet se ushtruesi i detyrës së kryeredaktorit të RTK 3, Enver Bajrami, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Siç raporton Nacionale lajmi është bërë i ditur nga Bajrami përmes një njoftimi drejtuar menaxhmentit dhe punëtorëve të këtij mediumi.

- Advertisement -

Deri tek dorëheqja e tij ka ardhur pas publikimit të lajmit se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të bëhej Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në lajmet qendrore të orës 19:30 në RTK.

Ky lajm pas raportimit me 1 prill kishte rezultuar se ishte shaka e asaj dite nga Suzana Starinkov.

Siç raporton mediumi ky lajm i RTK-së nuk mund të gjendet në faqen zyrtare të RTK-së, pasi siç duket është fshirë.

- Advertisement -

Lajmit të RTK-së i kishte reaguar edhe Suzana Starinkov.

“Kjo nuk është më qesharake. Gënjeshtra ime doli në lajmet kryesore në RTK 1. E dashur @rtklivecom, ishte thjesht një shaka e 1 prillit. Ju më bëni të ndihem fajtor vetëm për një shaka prilli. A nuk bëni kërkime përpara se të publikoni lajmet tuaja?, u shpreh Starinkov.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit