8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nagavci mesazh Rrahman Jasharajt që të koncentrohen në mësim: S’është koha për greva

Rekomandime

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci thotë se aktualisht nuk është koha për greva të cilët janë paralajmëruar nga SBAShK-u.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës po punon shumë dhe grevat e protestat janë të panevojshme për shkak të humbjeve në mësim të nxënësve.

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit për KosovaPress është shprehur se bashkë me mësimdhënësit dhe SBASHK-un duhet të japin maksimumin për të përmirësuar rezultatet në arsim.

Të shtunën kryetari SBAShK-ut, Rrahman Jashari pasi e mori për herë të tretë mandatin si kryetar i kësaj Sindikate paralajmëroi protesta më 8 prill dhe pastaj grevë pas 20 prillit.

“Unë nuk besoj që është koha për greva, Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë. Humbjet tek nxënësit kanë qenë të mëdha, kështu që besoj që bashkë me të gjithë mësimdhënësit dhe SBAShK-un duhet të japin maksimumin për fëmijët tanë. Ka shumë nevojë për përmirësim të rezultateve në arsim”, tha Nagavci.

- Advertisement -

SBAShK-u po kërkon që deri në miratim të Ligjit të Pagave punëtorëve të arsimit tu shtohen 100 euro në pagë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit