2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Pëlcet” autobusi i linjës 3 nga udhëtarët, nuk u kërkohet çertifikata e vaksinimit

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë futi në fuqi disa masa të reja kundër Covid-19 të hënën më 6 dhjetor shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Në vendimin e Qeverisë ishe paraparë vetëm udhëtarët që janë vaksinuar me dy doza mund ta shfrytëzonin transportin publik dhe në rastin tjetër ata të cilët kanë vetëm një dozë të vaksinës duhet të kenë edhe testin PCR. Kurse ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar koronavirusin, duhet të kenë së paku një dozë vaksine për të udhëtuar me autobusë.

Por si duket një gjë e tillë nuk po respektohet nga Linja e Trafikut Urban të Prishtinës. Përveq numrit të limituar që ka caktuar Ministria e Shëndetësisë në asnjë linjë nuk është caktuar asnjë person i “tretë” për ti kontrolluar udhëtarët për pajisjen e tyre me çertifikata të vaksinimit.

- Advertisement -

Në foton më poshtë mund të shihni “mbajtjen e distancës”, “vendosjen e duhur të maskave” dhe “numrin e vogël të udhëtarëve” që përdorin linjën nr.3 të transportit publik.

- Advertisement -

Derisa vendet perëndimore ballafaqohen me Covid-19 dhe variantin e ri Omicron tashmë të arritur edhe në vendet e rajonit masat për ta parandaluar këtë virus nuk po respektohen edhe nga ndërmarrjet publike që menaxhohen nga komuna e Prishtinës./ Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit