10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ky është komandanti rus që tronditi botën me mizorinë e tij në Bucha

Rekomandime

Aktet çnjerëzore në Bucha në Ukrainë kanë edhe një emër konkret, përveç atij të Vladimir Putinit, dhe është Omurbekov Asanbekovich.

- Advertisement -

U rrëmbye në 23 Mars nga forcat ruse, kryebashkiakia ukrainase gjendet e vrarë së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Mediat e huaja kanë publikuar mëngjesin e sotëm informacione për identitetin e komandantit të të trupave ruse në Bucha, ku urdhëroi një msakër të tmerrshme. Sipas La Republica, njësia ushtarake 51460, brigada e 64-të e motorizuar e artilerisë e përfshirë në vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas, komandohej nga nënkoloneli Omurbekov Asanbekovich.

- Advertisement -

Ky komandant akuzohet për msakrën njerëzore në qytetin e sapoçliruar. Deri më tani raportohet se të paktën 410 persona civilë janë gjetur të ekzekutuar nëpër rrugët e Buchas në Ukrainë. Kjo konsiderohet msakra më e rëndë deri tani dhe ka shkaktuar zemërimin e mbarë botës, që ka reaguar e shokuar.

Ukraina akuzoi të dielën forcat ruse për kryerjen e një msakre në qytetin e Bucha, ndërsa vendet perëndimore reaguan ndaj imazheve të kufomave atje me thirrje për sanksione të reja kundër Moskës. Ministria ruse e mbrojtjes mohoi akuzat e Ukrainës, duke thënë se pamjet dhe fotografitë që tregojnë trupat në Bucha ishin “një provokim tjetër” nga qeveria ukrainase.

- Advertisement -

Imazhet nga qyteti, 37 km (23 milje) në veriperëndim të qendrës së qytetit të Kievit, dolën pasi Ukraina tha të shtunën se forcat e saj kishin rimarrë kontrollin e të gjithë rajonit të Kievit dhe kishin çliruar qytetet nga trupat ruse.

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken i përshkroi imazhet si “një grusht në stomak”, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bëri thirrje për një hetim të pavarur.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se Rusia duhet të paguajë për “KRlMET e iuftës”. Kryeministri britanik Boris Johnson tha se qeveria e tij do të rrisë sanksionet, si dhe mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit