4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Misteri i “zonjës së vdekjes”, snajperistja ukrainase që po i Iufton trupat e Putinit

Rekomandime

Një snajperiste, e cila është cilësuar si “zonja e vdekjes” e Ukrainës, është kthyer në një heroinë e kombit pasi Iufton në mënyrë sfiduese me ushtarët rusë të fshehur.

Identiteti i saj mbetet një mister, por ajo zotohet se do të “luftojë kasapët e Vladimir Putin deri në fund”. Ajo u bashkua me marinsat ukrainas në vitin 2017 dhe kaloi vite duke Iuftuar separatistët pro Kremilinit në Donetsk dhe Luhansk.

- Advertisement -

“The Sun” shkruan se pasi shërbeu në turne të shumta në lindje të vendit, snajperistja u largua nga forcat e armatosura ukrainase në janar, vetëm disa javë para se Putini të urdhëronte trupat e tij që të nisnin pushtimin më 24 shkurt.

Snajperistja e vendosur doli vullnetare për t’u kthyer në vijën e parë me brigadën e 35, ndërsa lëshoi edhe një thirrje tubuese për trupat ukrainase.

Ne duhet t’i nxjerrim të gjithë jashtë. Këta njerëz nuk janë qenie njerëzore. Edhe fashistët nuk ishin aq të poshtër sa këta. Ne duhet t’i mposhtim ata”, ka thënë ajo, raporton “The Times”.

- Advertisement -

Snajperistja – fytyra e së cilës është mbuluar pjesërisht në foto për të ruajtur identitetin e saj – është krahasuar me snajperisten me origjinë ukrainase, Lyudmila Pavlichenko, për përpjekjet e saj heroike .Pavlichenko e fitoi pseudonimin “Zonja e Vdekjes” teksa shënoi 309 vr*asje naziste në Luftën e Dytë Botërore. Gjithashtu pretendohet se ajo nuk ka humbur kurrë një duel snajper gjatë viteve të shërbimit të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit