2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Zelensky: Pas Iuftës do ta kemi shembull Izraelin, nuk do të jemi europianë e liberalë

Rekomandime

Ukraina do të bëhet një “Izrael i madh”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të martën, duke treguar se vendi i tij synon të imitojë shtetin izraelit sa i përket sigurisë në vazhdën e pushtimit të Rusisë.

Në një forum të një komuniteti hebre, Zelensky foli për Ukrainën e pas Iuftës, duke thënë që shembull do ta kenë Izraelin, e nuk do të mundohet të jetë më një shtet absolutisht liberal e europian.

- Advertisement -

“Ukraina definitivisht nuk do të jetë ajo që ne donim të ishte që në fillim. Është e pamundur. Absolutisht liberale, europiane – nuk do të jetë kështu”, tha presidenti Zelensky.

Më tej, ai vazhdoi: “Ne do të bëhemi një ‘Izrael i madh’. Nuk do të çuditemi nëse do të kemi përfaqësues të Forcave të Armatosura apo të Gardës Kombëtare në kinema, supermarkete dhe njerëz me armë.”

“Kam besim se çështja e sigurisë do të jetë çështja numër një për 10 vitet e ardhshme. Unë jam i sigurt për të”, tha Zelensky, raporton Haaretz.

- Advertisement -

Dhjetorin e kaluar, ndërsa Rusia po grumbullonte trupa në kufirin ukrainas, Zelensky e krahasoi Iuftën aktuale të kombit të tij kundër Rusisë me konfliktin shumëëvjeçar të Izraelit me fqinjët e tij arabë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit