11.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Vigan Qorrolli: Ka gjasa që Albin Kurti të ketë fatin e Fan Nolit!

Rekomandime

Njohësi i çështjeve politike Vigan Qorrolli, me anë të një shkrimi në Facebook thotë se ka gjasa që Albin Kurti të ketë fatin e Fan Nolit Kryeministër i shqipërisë i cili qëndroi gjashtë muaj në pushtet.

- Advertisement -

Masat e para që mori Noli kryeministër ishin të njëjta me ato që mori Kurti.“Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez, ku thoshte:

“Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”.

Nuk dihet ç’do të thotë Kurti për 50 ditëshin e tij në krye të qeverisë, por e përbashkëta kryesore mes Nolit dhe Kurtit — është largimi i tyre prej pushtetit nga faktorë të huaj gjeopolitik:

- Advertisement -

Nolin e hoqën nga detyra britanikët, Kurtin amerikanët!” shkruan Qorrolli në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Ka gjasa Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës, ta përjetojë fatin e Fan Nolit, kryeministër i Shqipërisë (për 6 muaj) në vitin 1924.

Masat e para që mori Noli kryeministër, filluan nga thjeshtësimi i aparatit shtetëror (deri në 25%), nga ulja e rrogave të funksionarëve (deri në 40%, duke vënë veten në krye), deri tek tentativa për të larguar nëpunësit e diskredituar politikisht e moralisht.

Të njëjtat masa (pak a shumë) i ndërmori edhe Kurti. I zvogëloi pagat e kabinetit të tij dhe tentoi t’i largojë kapësit e shtetit nga ndërmarrjet super të pasura publike të shtetit më të varfër në Evropë.Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez, ku thoshte: “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”.Nuk dihet ç’do të thotë Kurti për 50 ditëshin e tij në krye të qeverisë, por e përbashkëta kryesore mes Nolit dhe Kurtit — është largimi i tyre prej pushtetit nga faktorë të huaj gjeopolitik:
Nolin e hoqën nga detyra britanikët, Kurtin amerikanët!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit