10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

E fundit: Komisioni zgjedhor në Serbi përsërit zgjedhjet presidenciale e parlamentare në mbi 50 qendra votimi

Rekomandime

Komisioni i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimet do të përsëriten në 54 vendvotime më 16 prill, pasi në disa prej tyre nuk mund të përcaktohet rezultati, e në disa të tjerë procesi u anulua në zgjedhjet e 3 prillit.

Votimi për zgjedhjet presidenciale do të përsëritet në vendvotimin 21, ndërsa ai për deputetë do të përsëritet në 43 qendra votimit.

- Advertisement -

Kryetari i KQZ-së, Vladimir Dimitrijeviç, saktësoi se kur bëhet fjalë për përsëritjen e zgjedhjeve për deputetë, ekzistojnë dy grupe zgjidhjesh – e para i referohet 30 qendrave të votimit ku do të përsëritet procesi sepse është thënë se rezultatet nuk mund të përcaktohen, ndërsa tjetra është për shkak të ndërprerjes.

Pas përfundimit të numërimit të votave, SNS-ja, partia e Vuçiçit siguroi 121 mandate në Asamblenë Kombëtare ose e thënë ndryshe 120 deputet në parlament. Në vendin e dytë u rendit forca opozitare e Marinika Tepic me 37 mandate dhe më pas kryeparlamentari dhe aleati i Vuçiç, Milorad Dodik me 32 mandate.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit