-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

“Sa të jem unë ministre e Drejtësisë kurrë jo”, Haxhiu e Tahiri përplasen në Kuvend

Rekomandime

Një debat në Kuvend mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri doli në temën e noterëve. Haxhiu i tha Tahirit se nuk do t’i bëjë kurrë noterë ata të cilët dëshiron Tahiri, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Në mesin e diskutimeve për ndryshimet në ligjin për Këshillin Prokurorial, Haxhiu tha se nuk po e kuptonte shqetësimin e Tahirit.

“Nuk po e kuptoj shqetësimin që ke Z. Tahiri. Tash unë jam e shqetësuar sepse gjendja në sistemin e Drejtësisë nuk është e mirë, por çka ke ti që shqetësohesh, nuk po mund ta kuptoj fare”, tha ajo.

“Ndoshta edhe mund ta kuptoj, por më mirë s’po e them”, shtoi Hazxhiu.

- Advertisement -

Pasi Tahiri tha se ajo po dëshiron ta shtrijë dorën e politikës në KPK, Haxhiu tha se fakti që Gjermania, SHBA-ja dhe BE-ja kanë reaguar për kundër procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit, është “mjaftueshëm për të kuptuar se në çfarë gjendje jemi”.

Ajo ia përmendi Tahirit procesin e rekrutimit të noterëve, për të cilin ky i fundit tha se ka vepruar mirë.

- Advertisement -

“Kjo e tregon nivelin e paaftësisë tënde… Po lej ato se s’janë në rend dite”, tha Tahiri.

Atij iu përgjigj ministrja me ton pak më të lartë.

“Sa i përket noterisë, as mendja mos të shkon që ka me t’i bë noterë qata që ti po mendon e qata që ti i ke ndërhy me i vlerësu më së larti me pijkë. Jo Abelard Tahiri, sa të jem unë ministre e Drejtësisë kurrë jo”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit