8.4 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

“Ata na urrejnë sepse e hanë bukën tonë”, Vulinin e bën nervoz takimi i Kurtit me Xhaferoviqin

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin, ka reaguar pas takimit që kanë zhvilluar sot në kuadër të Forumit Ekonomik të Delphit në Greqi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Presidencës Boshnjake, Shefik Xhaferoviq.

- Advertisement -

Vulinit i ka penguar deklarata e Xhaferoviq për thellimin e raporteve të Bosnje e Hercegovinës me Republikën e Kosovës, duke thënë se Xhaferoviq po e shkel pozicionin e Bosnjës për një çështje të tillë.

Derisa s’ka ngurruar që ta kërcënojë Bosnjën, duke thënë se një vend që “synon të copëtojë Serbinë”, s’mund të shpjegojë më pas se pse vendet tjera s’mund t’ia ndryshojnë kufijtë.

“Kur Xhaferoviq shkon te Kurti dhe i premton bashkëpunim me shtetin e rrejshëm të Kosovës, shkel qëndrimin zyrtar të Bosnje e Hercegovinës se Kosova është pjesë e Serbisë. Kushdo që dëshiron që ta copëtojë Serbinë vështirë se mund të shpjegojë pse vendet tjera nuk mund të ndryshojnë kufijtë e tyre, veçanërisht Bosnja e Hercegovina”, ka thënë Vulin, shkruan ‘Novosti’.

- Advertisement -

Tutje Vulin ka thënë se “edhe Xhaferoviqi dhe Kurtin hanë bukë serbe”, prandaj sipas tij “e urrejnë Serbinë”.

“Shpresoj se Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare do ta dënojnë shpejt kërcënimin e Xhaferoviq për paqen dhe stabilitetin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon”, ka thënë Vulin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit