9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Avioni i NATO-s, ndjekje avionit të Air Serbia në qiellin rus

Rekomandime

Kontrolli rus i trafikut ajror ka informuar Beogradin se një avion Iuftarak i Aleancës po ndiqte një avion të Air Serbia jo shumë larg kufirit të Rusisë me Letoninë, tha presidenti serb.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të enjten mbrëma se kontrolli rus i trafikut ajror kishte informuar Beogradin të mërkurën se një avion Iuftarak i NATO-s po gjurmonte një aeroplan të Air Serbia në hapësirën ajrore ruse jo shumë larg kufirit të Rusisë me Letoninë.

- Advertisement -

“Nesër shteti do të dërgojë një kërkesë – të kërkojmë informacione shtesë nga rusët, por do të kërkojmë edhe nga NATO informacion dhe të shohim se nga kush rrezikohet aviacionin civil. Do të ishte mirë që ta na thonë këtë”, ka thënë ai për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Vuçiç tha se ai ishte një Iuftëtar ushtarak, se i ngjante më së shumti një Phantom 15 ose një Eurofighter, dhe se “e qartë në zonën ajrore ruse ishte një nga avionët e NATO-s që shkoi vetëm një kilometër poshtë avionit tonë”.

Ai tha se Serbia ka koordinatat e sakta se ku është shfaqur avioni.

- Advertisement -

“Këtë po ju them që të kuptoni shkallën e presionit me të cilin po përballemi, sepse Serbia është i vetmi vend që ka fluturime me Moskën dhe Shën Petërburgun në të njëjtin nivel siç kishte. Ata thanë se gjaku ukrainas ishte në avionët tanë, por nuk mbaj mend asgjë që të kenë ndërprerë fluturimet Kiev – Londër, Kiev – Budapest dhe Kiev – Vjenë kur NATO bombardoi Serbinë”, theksoi Vuçiç, duke hedhur sërish një paralele mes dy realiteteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit