13.2 C
Pristina
Monday, May 29, 2023

Haradinaj para rugovasve: Kam folur me dy liderët malazez, guri do të kthehet në Çakorr

- Advertisement -

Të rekomanduara

Haradinaj para rugovasve: Kam folur me dy liderët malazez, guri do të kthehet në Çakorr

ZGJEDHJET 2019shtator 29, 2019 – 17:37

- Advertisement -

DETAJET

SHPËRNDAJE:

Në Rugovë të Pejës i nominuari për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka folur për demarkacionin me Malin e Zi, që prek territorialisht këtë zonë.

Haradinaj ka thënë se çështja e Çakorrit do të zgjidhet në marrëveshje me Malin e Zi.

- Advertisement -

Theksoi se Mali i Zi është treguar korrekt me Kosovës për disa vite, duke nisur nga lufta me Serbinë.

“Mali i Zi e ka ndërru drejtimin qe një kohë. Në luftën e fundit është ruajt me ne, një pjesë e jona gjetën strehë te ta. Tani na e njofti pavarësinë”, ka thënë Haradinaj.

Ka folur edhe për demarkimin në versionin Meha, të cilin e ka quajtur gabim. Por ka thënë se me liderët e Malit të Zi ka folur për këtë çështje dhe beson që në bashkëpunim me ta do të gjej marrëveshje për korrigjimin e gabimeve.

“Tani na ndodhi kjo me kufirin, si pa pritë. E dimë që historia dhe e kalumja ka qenë e vështirë, duam me i vendosë në rend gjërat. Është bë një gabim me Çakorrin. Ata e kanë kuptu që është gabim. Dy liderët e tyre nuk janë kundër që me u rregullu kjo punë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë  se është vonuar për ta rregulluar këtë çështje, sepse gjatë qeverisjes së tij doli një problem më i madh. Iu referua përpjekjeve për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

“Më kanë pyet nganjëherë pse po vonohesh, se na doli një telash tjetërkah. Edhe atë e rregulluam me shumë mund”, ka thënë ai.

Haradinaj, para banorëve rugovas, ka premtuar investime infrastrukturore në këtë anë për të përmirësuar kualitetin e jetës së qytetarëve si dhe për të ndihmuar në zhvillimin e turizmit.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -