1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kryetari i Vitisë padit zyrtarët e Vetëvendosjes, ua kërkon 100 mijë euro kompensim dëmi për shpifje

Rekomandime

Viti- Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë, ka ushtruar padi ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku, ish-kandidatit për kryetar të Komunës së Vitisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi si dhe ndaj zyrtarit të kësaj partie në Viti, Bislim Bislimaj, për shpifje që pretendohet se janë bërë ndaj tij gjatë kohës së zgjedhjeve lokale në Viti.

- Advertisement -

Sipas padisë së 11 nëntorit 2021, thuhet se të paditurit Nijazi Isaku, Arsim Ademi dhe Bislim Bislimaj, në konferencat për shtyp të dhëna në mediumin lokal “Plus Television”, në Viti, me vetëdije të plotë kishin dhënë deklaratë me motive nënçmuese kundër paditësit Sokol Haliti dhe zyrtarëve tjerë komunal, duke përhapur deklarime të pavërteta dhe kanë tentuar të dëmtojnë reputacionin e paditësit.

Në padi thuhet se, i padituri i parë Arsim Ademi në cilësinë e kandidatit për kryetar të Komunës së Vitisë, nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 2021-ës, me qëllim të dëmtimit të personalitetit, duke i bërë linqim publik kryetarit të Komunës, tani paditësit dhe zyrtarëve publik, në televizionin lokal “Plus Televizion”, ka dhënë deklaratë ku thekson se “Kemi një grup kriminal që keqpërdorë buxhetin e Komunës së Vitisë. Qytetarët e Vitisë e kanë në sy këtë servil që ju lepitet qytetarve të Vitisë me punë të vogëla kinse jam pranë juve, sa për sy e faqe, vetëm sa për t’ua marrë votën dhe për vjedhur e plaçkitur në emër të votës së tyre”.

Tutje në padi thuhet se, edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku, në konferencën për shtyp të dhënë në mediumin lokal “Plus Televizion”, më 7 nëntor 2021, në po të njëjtën formë ka shpifur dhe fyer kryetarin e Komunës, Sokol Halitin si dhe zyrtarët e tjerë të Komunës, duke ia mëveshur rastin e inskenuar lidhur me “dhunimin e të miturës”.

- Advertisement -

Në këtë padi thuhet se edhe i padituri i tretë, Bislim Bislimaj, në konferencën për media, ka akuzuar në mënyrë jo njerëzore, duke e quajtur “Monstrum”, paditësin Haliti dhe shefin e kabinetit të tij, Jakup Haxhiun, duke thënë “Të njëjtit e kanë vendin në çmendinë dhe jo në burg”, kinse të njëjtit kanë të bëjnë me inskenimin e rastit të dhunimit të të miturës, të cilat shpifje janë të pabaza dhe denigruese.

Sipas padisë, këto deklarata tani paditësit i kanë shkaktuar dëme të mëdha si në emër, ashtu edhe në reputacionin e tij, i cili thuhet se e ka në opinionin publik.

- Advertisement -

Me anë të kësaj padie, kryetari Haliti po kërkon nga gjykata që të aprovohet në tërësi padia e tij dhe të obligohen të paditurit që t’ia kompensojnë shumën prej 100 mijë euro.

Po ashtu, me anë të padisë ai po kërkon që të obligohen të paditurit që t’i kërkojnë falje publike. /BetimipërDrejtësi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit